Histori Suksesi

Fermerët dhe fermeret pjesëmarrës, motivimi dhe dëshira e të cilëve për të zhvilluar më tej fermat e tyre, i angazhoi në bashkëfinancimin e nismave të ndryshme në bujqësi e blegtori.

Kush jemi ne


Ne jemi zyra Diakonia Agapes (Shërbimi i Dashurisë), zyra sociale, zhvilluese dhe e emergjencës e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Duke shprehur dashurinë sakrifikuese të Perëndisë për të gjithë njerëzimin, pa dallim race ose besimi, Diakonia Agapes punon me njerëzit, veçanërisht të varfërit e të mënjanuarit e Republikës së Shqipërisë, për të zhvilluar shpresë, besueshmëri, vetë-iniciativë dhe zgjidhje të nevojave të tyre kritike nëpërmjet asistencës, edukimit dhe mbështetjes financiare.

Të gjitha projektet e Diakonia Agapes janë mbështetur financiarisht përmes Tryezës së Rrumbullakët në Shqipëri ku marrin pjesë agjenci të ndryshme ndërkombëtare ekumenike. Disa nga këto agjenci janë: Interchurch Organization for Development Cooperation (ICCO) Holandë, Evangelische Zentralstelle fur Entwicklung (EED)-Gjermani, Swiss Interchurch Aid (HEKS)-Zvicër, International Orthodox Christian Charities (IOCC)-SHBA, Norwegian Church Aid (NCA)–Norvegji, Churches Helping Churches - Gjermani, DanchurchAid (DCA) - Danimarkë, Edukans Foundation (EF)-Holandë, Kerkie in Acties Holandë, etj. Diakonia Agapes është gjithashtu një nga themelueset e Rrjetit Ballkanik të Zhvillimit të Shoqërisë Civile i cili është një rrjet i përbërë prej 11 organizatash të kësaj fushe që veprojnë në Ballkan. Përmes këtij rrjeti, organizohen shkëmbim eksperiencash, shkëmbim informacioni dhe trajnime për anëtarët e organizatave.






KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

DEKLARATË ZYRTARE


Të dhënat e Censusit 2011, për të krishterët orthodhoksë të Shqipërisë,
janë tërësisht të pasakta dhe të papranueshme.

1. Të dhënat e fundit, të shpallura zyrtarisht nga INSTAT-i mbi përkatësinë fetare të popullsisë, në Censusin e fundit të vitit 2011, shpallin se të krishterët orthodhoksë në Shqipëri janë 6,75%. Pa dyshim bëhet fjalë për një gabim statistikor fare të qartë ose më saktë për një gënjeshtër. E tërë metodologjia që u ndoq për regjistrimin e përkatësisë fetare nuk iu përgjigj aspak metodës elementare objektive që ndiqet nëvendet evropiane. Për rrjedhojë, një gjë e tillë, fyen jo vetëm të krishterët orthodhoksë, të cilët që nga fillimi i shtetit shqiptar janë komuniteti më i madh i krishterë në numër, por edhe të gjithë të krishterët, të cilëve iu zvogëlohet në mënyrë të ndjeshme madhësia nga 31% në 17%. Si përfundim, ky veprim errëson pamjen e përgjithshme të Komuniteteve Fetare në Shqipëri.

Propozimi ynë për organet kompetente ishte që pyetja në lidhje me fenë të ishte e detyrueshme, si të gjitha pyetjet e tjera, e qartë dhe e saktë, për të nxjerrë rezultate të drejta. Jam:

Politikanë të ndryshëm, por edhe qarqe fetare, u rreshtuan kundër kësaj pyetjeje dhe u kultivua një frikë e përhapur kudo se mos ndoshta feja lidhet me deklarimin e kombësisë. Komuniteti Orthodhoks, nuk formuloi asnjë kundërshtim, por u kufizua në theksimin e detyrimit për të pasur objektivitet dhe seriozitet gjatë gjithëzhvillimit të regjistrimit. Si përfundim, pyetja mbi fenë u bë fakultative, e paqartë dhe e vështirë për qytetarët, veçanërisht për ata me arsim të kufizuar. Lexo më shumë

There is no post in your selected categories.

Na ndiqni ne Facebook

Na ndiqni ne Twitter

Njoftim

Ju njoftojmë se pranë librarisë së Kishës Orthodhokse, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” mund të gjeni librin e përkthyer dhe të botuar nga Diakonia Agapes “Atje ku nuk ka mjek”. I botuar me qëllimin që t’u shërbejë atyre që jetojnë larg qendrave shëndetësore apo në vende ku nuk ka mjekë, udhëzimet e tij përfshijnë jo vetëm çfarë duhet të bëjmë, por dhe se kur duhet të kërkojmë ndihmë mjekësore.