" Ky është urdhërimi im :
Ta doni njëri-tjetrin
ashtu si unë ju kam
dashur juve."
Joani 15:12
Fotot e dites
Sera fidanësh në zonen e Elbasanit
Ndihmat për familjet rome në veri
Kurse trajnimi për gratë , Librazhd
Fushat e veprimit
Zhvillimi i Integruar Rural
Shendeti dhe Edukimi
Kujdesi Social
Emergjenca
Veprimtari
Galeri
Fëmijët
Bujqësia
Gratë
SST & AIDS
Emergjenca
Te tjera
Historiku
Botime
Zonat e veprimit
Stafi
Kontakt
Projekti : " Engjëjt e vegjël"
Projekti "Engjëjt e vegjël" u realizua gjatë vitit 2009 nga zyra Kombëtare e Fëmijëve e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë me financimin e Churches helping Churches - Gjermani dhe HEKS – Zvicër me qëllimin që të kontribuonte në përmirësimin e cilësisë së jetës të fëmijëve të moshës 6 - 12 vjeç në Tiranë, Korçë, Kavajë e qytete të tjera në Shqipëri dhe Kosovë si dhe në krijimin e një mjedisi të sigurt e të dashur për edukimin dhe argëtimin e tyre. Projekti u organizua me bashkëpunimin dhe koordinimin e shumë klerikëve, katekistëve nga zona të ndryshme, studentëve të Akademisë Teologjike Orthodhokse dhe vullnetarë që kryesisht janë anëtarë të grupeve rinore orthodhokse. Gjatë kësaj periudhe fëmijë nga këto treva morën pjesë në aktivitetet edukative dhe argëtuese të organizuara nga Zyra Kombëtare e Fëmijëve, të cilat përgjithësisht u realizuan sipas planit edhe për mësuesit, vullnetarët dhe stafin e Zyrës Kombëtare për të rritur kapacitetin dhe profesionalizmin gjatë punës me fëmijët. Në funksion të rritjes së nivelit edukativ dhe argëtimit të 5000 fëmijëve u organizuan aktivitetet e mëposhtme: kurse kompjuteri dhe gjuhe të huaj, shfaqje me kukulla, frekuentimi i librarisë, kampet në lagje të ndryshme të Tiranës, kampet në Kosovë, kampet e dimrit, seminaret në grup etj. Për të realizuar aktivitetet u ngritën 6 klube fëmijësh (tre në Tiranë dhe një në Korçë, Kavajë dhe Durrës). Seancat "Të mblidhemi e të gëzojmë së bashku" ishin nga aktivitetet e organizuara në këto klube një herë në javë me një program prej tre orësh që konsistonte në diskutime të ndryshme fetare e kulturore. Të drejtuar nga koordinatorët e aktiviteteve fëmijët diskutuan mbi Jezu Krishtin dhe dashurinë e tij të pakufi për njerëzimin, dashurinë për njëri- tjetrin, paqen, durimin etj. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte që fëmijët të mësonin përmes shembullit të Jezu Krishtit e të reflektonin mbi sjelljet e tyre. Fëmijët morën pjesë në mënyrë aktive në diskutime ndërsa prindërit ishin shumë të kënaqur me ndikimin që aktiviteti pati mbi fëmijët. Në kuadër të projektit u krijuan 4 biblioteka (dy në Tiranë dhe respektivisht një në Korçë dhe Kavajë), të cilat qëndruan të hapura dy herë në javë duke vënë në dispozicion të fëmijëve libra shkencorë, edukativ, artistik dhe ngjyrosjeje. Për të rritur shumëllojshmërinë e librave të ofruar bibliotekat u pajisën edhe me shumë tituj në gjuhën angleze në mënyrë që fëmijët të lexonin sa më shumë dhe të zhvillonin njohuritë e tyre në këtë gjuhë me ndihmën edhe të mësuesve. Bibliotekat u krijuan me qëllim që të zhvillonin dëshirën e fëmijëve për të lexuar, për të rritur njohuritë në fusha që përbënin interes për ta dhe për të kaluar kohën e lirë me lojëra, konkurse pikture dhe aktivitete të tjera kulturore. Aktivitete të tjera edukative ishin kurset e gjuhës angleze dhe të kompjuterit të cilat nisën të realizoheshin që në vitin 2008 për t'iu dhënë mundësinë fëmijëve të zgjeronin njohuritë në anglisht dhe të përvetësonin njohuri mbi përdorimin e kompjuterëve personalë. Kurset zgjasnin dy orë ose një orë e gjysmë dhe mësimi zhvillohej nga katër mësues (dy prej të cilëve vullnetarë) të diplomuar në këtë fushë në Universitetin e Tiranës. Rreth 30 fëmijë nga çdo kurs përfituan nga ky aktivitet dhe mundën të merrnin njohuritë bazë në programe si Microsoft Word dhe Microsoft Excel. Aktiviteti ishte veçanërisht i dobishëm për fëmijë, familjet e të cilëve për arsye ekonomike nuk mund të përballonin kurse të kësaj natyre. Përmes intervistave me prindërit u vlerësua se kurset kishin rezultuar mjaft të frytshme në përmirësimin e njohurive të fëmijëve në këto fusha, të cilat janë lëndë të detyrueshme në kurrikulat mësimore. Një nga aktivitetet kulturore dhe argëtuese më të pëlqyera ishte shfaqja me kukulla e cila u prezantua përpara 1,200 fëmijëve në 30 zona në Shqipëri ku performuan 9 vullnetarë (studentë të Akademisë Teologjike Orthodhokse). Meqënëse ishte atmosferë Krishtlindjesh shfaqja e zgjedhur ishte "Djali i vogël baterist". Përpara se ajo të fillonte fëmijët ftoheshin të këndonin e të luanin ndërkohë që skena bëhej gati dhe pas shfaqjes atyre i drejtoheshin pyetje mbi historinë duke vlerësuar me dhurata të vogla ata që përgjigjeshin saktë dhe shpejt. Aktiviteti u vlerësua nga prindërit dhe fëmijët të cilët shihnin një shfaqje të tillë për herë të parë në jetë dhe shprehën mirënjohje për këtë mundësi pasi përndryshe nuk do të mund të shihnin një shfaqje të tillë në fshatrat e tyre. Gjatë këtij viti u organizuan gjithashtu 10 kampe në lagje të ndryshme të Tiranës me 250 fëmijë pjesëmarrës të moshave 6 - 12 vjeç, me qëllim rritjen e nivelit edukativ dhe argëtimin e fëmijëve. Secili nga kampet zgjati katër ditë me një program ditor të planifikuar prej katër orësh ku përfshiheshin aktivitete si diskutimet, lojëra të ndryshme, këngë dhe punime dore. Paralelisht gjatë kësaj periudhe në Malishevë, Kosovë u organizuan gjithashtu pesë kampe të ngjashme me temën "Mirënjohja" që përfshinin gjithashtu aktivitete kulturore si pjesë teatrale, këngë, poezi etj. Me rastin e festës së Krishtlindjeve u organizua një kamp një ditor në 40 zona të ndryshme në Shqipëri ku morën pjesë rreth 1,600 fëmijë të moshave 6 - 12 vjeç. Programi i kampit konsistonte në diskutime e aktivitete të tjera mbi Krishtlindjet si dhe në botimin e një libri që i dedikohej këtyre festimeve. Për të trajnuar stafin dhe vullnetarët më 2 Nëntor, 2009 u mbajt një seminar i përbashkët për mësuesit nga Kosova dhe Shqipëria në Golem, Durrës. Tema e seminarit ishte "Metodat moderne të mësimdhënies" e cila u mbajt nga një mësues me eksperiencë i punësuar në një shkollë private në Tiranë. Pjesëmarrësit diskutuan dhe mësuan mbi metodat e reja vizuale dhe ndërvepruese të mësimdhënies duke iu përgjigjur më mirë nevojave të fëmijëve dhe në drejtim të rritjes së efektivitetit të procesit mësimor. Ndërsa po gjatë vitit 2009 u realizuan edhe dy trajnime të organizuara nga Zyra Kombëtare e Fëmijëve me rreth 50 pjesëmarrës që u informuan vazhdimisht mbi programin e aktiviteteve dhe mënyrave sesi mund t'i zbatonin ato. Pjesëmarrja në projekt u dha mundësi fëmijëve të mësonin përmes ndërveprimit dhe zbavitjes me njëri-tjetrin për vlerat njerëzore dhe rëndësinë e tyre për të jetuar në harmoni dhe paqe si dhe për t'ia ofruar këtë mundësi sidomos atyre që vinin nga familje në vështirësi. Një reagim gjithashtu i mirë u mor nga fëmijët nëpërmjet intervistimit gjatë dhe pas aktiviteteve. Prindërit u ndjenë të kënaqur sepse projekti u mësoi fëmijëve mbi sjelljet e mira dhe respektin, duke i përfshirë ata në aktivitete që në të njëjtën kohë i ndihmoi të zhvilloheshin në aspektin social, mendor dhe shpirtëror. .png)