" Ky është urdhërimi im :
Ta doni njëri-tjetrin
ashtu si unë ju kam
dashur juve."
Joani 15:12
Fotot e dites
Sera fidanësh në zonen e Elbasanit
Ndihmat për familjet rome në veri
Kurse trajnimi për gratë , Librazhd
Fushat e veprimit
Zhvillimi i Integruar Rural
Shendeti dhe Edukimi
Kujdesi Social
Emergjenca
Veprimtari
Galeri
Fëmijët
Bujqësia
Gratë
SST & AIDS
Emergjenca
Te tjera
Historiku
Botime
Zonat e veprimit
Stafi
Kontakt
Projekti : " Përkujdesjet ditore"
Projekti "Përkujdesjet ditore" u realizua gjatë periudhës janar – dhjetor 2009 me financimin e Churches Helping Churches – Gjermani me qëllimin për të zhvilluar e edukuar në mënyrë optimale fëmijë të moshave 4 - 6 vjeç në 11 qytete të Shqipërisë e për t'i parapërgatitur ata për një proces të suksesshëm mësimor në shkollë. Zyra Kombëtare e Koordinimit të përkujdesjeve ditore e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ofroi përmes projektit shërbime të kualifikuara për fëmijët dhe kontribuoi në mirëqenien e tyre duke u përballur me problemet dhe vështirësitë gjatë procesit të edukimit, rritjes së nivelit profesional mësimdhënës të stafit dhe rritjen e pjesëmarrjes së prindërve në aktivitetet e përkujdesjeve ditore. Për vitin e dytë radhazi përkujdesjet ditore ndoqën metodologji bashkohore të hartuara sipas standardeve të përmbajtjes dhe të arritjeve. Për të promovuar programin e ri edukativ u organizuan aktivitete të ndryshme si: trajnime, pasurimi me materiale didaktike, informimi i fëmijëve dhe prindërve mbi tema shëndetësore dhe të higjienës etj. Në këtë kontekst u organizua trajnimi me temë "Ndërveprimi pedagogjik në procesin mësimdhënës të përkujdesjeve ditore" ku morën pjesë 39 anëtarë të stafit mësimdhënës dhe 3 anëtarë të Zyrës Kombëtare të Koordinimit të përkujdesjeve ditore. Trajnimi u ndoq nga drejtori i Institutit të Kurrikulës dhe Trajnimit dhe përfshiu trajtimin e temave mbi modelet e ndërveprimit dhe pasojat e ndëshkimit në ndërveprimin pedagogjik. Gjatë këtij viti Zyra Kombëtare e Koordinimit të përkujdesjeve ditore organizoi edhe tre leksione të hapura në tre qendra të përkujdesjeve ditore me qëllim shkëmbimin e eksperiencave midis stafit të këtyre qendrave në qytete të ndryshme. Pjesëmarrësit prezantuan metodat dhe eksperiencat personale duke pasur kështu mundësinë që të analizonin dhe krahasonin metodologjitë përkatëse. Në fund të leksioneve u arrit në përfundimin se është e nevojshme hartimi i një drafti për një tekst të ri për fëmijët e moshave 3 - 4 vjeç që aktualisht nuk ekziston për përkujdesjet ditore. Një tjetër trajnim u mbajt sërish me stafin mësimdhënës me temë "Komunikimi, puna në grup dhe menaxhimi i konflikteve", ku u diskutuan çështje si: aftësitë individuale në komunikim, si ndikon ai në procesin e edukimit të fëmijëve, barrierat në komunikim etj. Gjatë zhvillimit të tij pati diskutime në grup, biseda, kombinim midis teorisë dhe praktikës e reflektuar në informacionin që mësuesit kanë për temat dhe në të njëjtën kohë parashtruan problemet që hasin në punën e tyre të përditshme. Zyra Kombëtare e Koordinimit të përkujdesjeve u kujdes edhe për pajisjen me materiale didaktike të përkujdesjeve ditore që do të lehtësonin programin edukativ dhe do të shërbenin për arritjen e objektivave të procesit mësimor. Një rëndësi e madhe iu kushtua edhe kujdesit shëndetësor e promovimit të tij përmes vizitave mjekësore një herë në javë që u realizuan nga një pediatër për fëmijët si dhe takimeve që u realizuan midis mjekëve dhe prindërve ku u diskutuan tema si: standardet e higjienës, bronshiti, alergjitë, rëndësia e ushqyerjes në shëndetin e fëmijëve, këshilla për periudhën e verës, parazitët, informacione për gripin e derrit etj. Përveç kësaj çdo përkujdesje ditore u pajis me medikamentet e nevojshme për ofrimin e ndihmës së parë. Kështu si rezultat i realizimit të suksesshëm të projektit gjatë vitit 2009, kushtet shëndetësore të 600 fëmijëve u ndoqën nga një pediatër dhe raporte për zhvillimin, vaksinimin dhe historikun e sëmundjeve u mbajtën për çdo fëmijë në kartelën e tij personale të shëndetit. Familjet e tyre kanë tashmë informacion për sëmundje të hershme të fëmijërisë dhe këshilla për trajtim përmes shpërndarjes së 6000 fletëpalosjeve të përgatitura nga zyra Kombëtare e Koordinimit të përkujdesjeve ditore. Nga kjo zyrë u botuan dhe u shpërndanë pesë libra personalë për çdo fëmijë që kontribuan në procesin e mësimdhënies duke e lehtësuar atë. Rreth 40 mësues dhe asistentë gjatë procesit të mësimdhënies aplikuan metodat më të fundit rreth pedagogjisë dhe psikologjisë të cilat u pasuruan nga pjesëmarrja aktive në aktivitete të organizuara nga institucione të tjera edukimi publike e private si dhe kurse të ndryshme të organizuara nga Drejtoritë Arsimore të qyteteve përkatëse. Pati një rritje të interesit dhe pjesëmarrjes së prindërve në aktivitetet përkujdesjeve dhe roli i tyre si partnerë në procesin e edukimit të fëmijëve u rrit përmes informimit gjatë vitit 2009. Projekti "Përkujdesjet Ditore" pati një ndikim pozitiv në procesin e edukimit të fëmijëve dhe kontribuoi në përqasjen më të mirë që duhet të kenë prindërit kundrejt këtij procesi. .png)