" Ky është urdhërimi im :
Ta doni njëri-tjetrin
ashtu si unë ju kam
dashur juve."
Joani 15:12
Fotot e dites
Sera fidanësh në zonen e Elbasanit
Ndihmat për familjet rome në veri
Kurse trajnimi për gratë , Librazhd
Fushat e veprimit
Zhvillimi i Integruar Rural
Shendeti dhe Edukimi
Kujdesi Social
Emergjenca
Veprimtari
Galeri
Fëmijët
Bujqësia
Gratë
SST & AIDS
Emergjenca
Te tjera
Historiku
Botime
Zonat e veprimit
Stafi
Kontakt
Projekti : " Të jetojmë së bashku në një komunitet dashurie"
Projekti "Të jetojmë së bashku në një komunitet dashurie" u realizua gjatë periudhës Janar - Dhjetor 2009, nga zyra Studentore e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë me ndihmën dhe kontributin e vullnetarëve, anëtarëve të grupeve rinore Orthodhokse dhe klerit, me mbështetjen financiare të ICCO & Kerk në Actie – Holandë. Ky projekt synonte të ndihmonte studentë të moshës 18 - 23 vjeç nga universitete të ndryshme të Tiranës me qëllim lehtësimin e kushteve sociale e shpirtërore në mënyrë që ata të bënin progres në studime dhe për t'i ndihmuar të shoqërizohen në një komunitet dashurie. Ky projekt përfshinte një sërë aktivitetesh për të rritur nivelin e informimit lidhur me çështje sociale të ndryshme, për të rritur aftësitë profesionale të studentëve në fusha si gjuhët e huaja, punimet e dorës dhe kompjuterët dhe për t'i nxitur ata të përfshihen në aktivitete baritore në komunitet. Gjatë projektit u organizuan rreth 30 takime javore me pjesëmarrjen e 60 studentëve për të diskutuar mbi rëndësinë e jetës, mënyrat e të jetuarit dhe gjetjen e përgjigjeve për probleme të ndryshme sociale me të cilat ata përballen. Disa nga temat që u diskutuan gjatë takimeve ishin të lidhura me çështje shpirtërore dhe sociale si: Është koha për t'u përgatitur, Çfarë t'i dhurojmë Perëndisë për gjithë të mirat që ai na ka dhuruar ne, Ndërto karakterin tënd duke i dashur të tjerët, Pse është e rëndësishme të besosh tek Perëndia etj. Përgjatë një ore e gjysmë takimi studentët kishin mundësi të dëgjonin, të bënin pyetje dhe të ndanin eksperiencat e tyre personale lidhur me temat. Gjatë kësaj periudhe vullnetarët patën gjithashtu mundësi të merrnin pjesë në studime biblike ku u trajtuan tema si: Mos ki frikë, Paqja, Gëzimi, Dashuria, Pagëzimi, Simbolet e kishës, Përgjegjësitë tona para Perëndisë dhe të tjerëve, Misioni ynë pas pagëzimit, Jeta jonë e re më Krishtin etj. Këto tema u pasuan edhe nga dy takime ditore që synonin të transmetonin mesazhe mbi të jetuarit me përgjegjësi, punën në grup dhe përballimin e sfidave të jetës përmes bisedave në grup, lutjeve, aktiviteteve për të njohur më mirë njëri-tjetrin dhe meditimit. Dy konferencat e organizuara gjatë projektit kishin gjithashtu qëllim informimin dhe edukimin e të rinjve për tema si: Ku ta kërkojmë lumturinë, Kush jam unë dhe Pse jam këtu. Ndërveprimi gjatë diskutimeve midis referuesve dhe pjesëmarrësve çoi në trajtimin e temave të reja të ngritura për diskutim nga vetë të rinjtë si: zgjedhjet në jetë, problemet dhe vështirësitë në përditshmëri, monotonia e jetës dhe mungesa e një vizioni për të ardhmen etj. Një aktivitet argëtues i organizuar në kuadër të projektit që synonte t'i afronte të rinjtë me njëri - tjetrin ishte pelegrinazhi i organizuar në manastirin e shenjtë të Ardenicës, qytetin e Vlorës, Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe bregdetin e Dhërmiut, si një mënyrë e këndshme për të ndarë njohuri mbi historinë dhe kulturën dhe që çoi në rritjen e numrit të studentëve që frekuentonin takimet javore. Dy komponentë të rëndësishëm të projektit ishin edhe salla e kompjuterëve e pajisur me dhjetë kompjuterë dhe pasurimi i bibliotekës me 75 libra në gjuhën shqipe, lehtësi këto që bënë të mundur që të rinjtë të përvetësonin disa njohuri bazë në përdorimin e kompjuterëve dhe përdorimin e librave të kategorive të ndryshme si mbështetje në studimet e tyre akademike. Në vazhdim të kësaj iniciative dhe duke pasur parasysh se kushtet për të studiuar në konvikte janë të papërshtatshme, në Qendrën Studentore u ngrit dhe një sallë studimi si një mjedis shumë i dobishëm sidomos gjatë sezonit të provimeve për studentët ku organizoheshin edhe konsultime pa pagesë. Qendra Studentore organizoi kurse për punimet e dorës me qëllim që studentët t'i përvetësonin ato dhe t'u transmetoheshin disa nga mënyrat tradicionale të punimit. Kështu ata arritën të prodhonin 50 korniza për piktura dhe 40 për ikona, 100 kryqe me rruaza dhe 60 kombuskina. Për të konkretizuar përgjegjshmërinë e të rinjve pas mbajtjes së temave si "Trafikimi i qenieve njerëzore" dhe "Vullnetarizmi e rëndësia e tij në ditët e sotme" gjatë realizimit të projektit ata organizuan vizita baritore në Shtëpinë e fëmijëve me paaftësi, tre jetimore dhe shtëpinë e fëmijëve "Fëmijët e shpresës" në Durrës, si dhe me pacientë të shtruar në spitalin e Tiranës. Këto vizita i ndihmuan ata të mësonin nga vështirësitë e të tjerëve e t'i ofronin ndihmën e tyre gjithkujt që ka nevojë për të prandaj tashmë ishte e dukshme se ajo çka studentët kishin mësuar gjatë takimeve ishte materializuar në akte dashurie ndaj të tjerëve. Ky projekt shërbeu për të mirëpritur studentët e rinj në Qendrën e Studentore në mënyrë që të gjithë të përfitonin nga shërbimet e ofruara që synonin rigjallërimin e jetës së tyre shpirtërore dhe sociale. Aktivitetet e ofruara i dhanë mundësinë të rinjve që të kishin ndihmë konkrete e mbështetje emocionale dhe shpirtërore si dhe përmbushjen e detyrimeve në studimet e tyre përkatëse. .png)