Histori suksesi – Blegtori

Burbuqe Bërdufi është fermere nga fshati Pashtresh, komuna Gjinar. Burbuqja merret me mbarështimin e të imëtave dhe është trajnuar në grupin e blegtorëve. Pasi mori pjesë në trajnim dhe mësoi më shumë për mbarështimin blegtoral, ajo dëshironte të shtonte numrin e deleve dhe u mbështet nga projekti duke e shtuar me tetë dele numrin e përgjithshëm. Nga 18 dele që kishte në fillim Burbuqja sot ka rreth 45 dele dhe qingja në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Duke përmirësuar mbarështimin, profilaksinë dhe shërbimet është rritur pjelloria e deleve, është ulur numri i humbjeve dhe gjithashtu është rritur sasia e qumështit dhe e nënprodukteve të tij duke shtuar ndjeshëm të ardhurat për familjen e saj.