Shtator, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e qafës së mitrës

DSC03657
Gjatë muajit shtator, bazuar edhe në kalendarin e aktiviteteve ndërgjegjësuese publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik, u organizua me gratë pjesëmarrëse të projektit “Fuqizimi i grave”, fushata ndërgjegjësuese për kancerin e qafës së mitrës. Në aktivitet patën një rol të posaçëm 18 aktivistet e shëndetit të cilat ndanë me gra të tjera të komunitetit informacion për kancerin e qafës së mitrës si dhe në veçanti masat që kontribuojnë në identifikimin e hershëm të tij.
Të ftuar në aktivitet ishin edhe pjesëtarë të personelit shëndetësor të zonës të cilët u folën grave për rëndësinë që ka kontrolli i herëpashershëm tek mjeku si dhe informimi sa më i plotë e i saktë për pasjen e një jete të shëndetshme. Për t’iu gjendur sa më pranë grave të komunitetit, kjo fushatë, u pasua me vizita gjinekologjike për gratë e interesuara si dhe me Pap teste të mbështetura nga projekti për gratë të cilat nga ekzaminimi gjinekologjik rezultuan se kishin nevojë për një test të tillë.

Leave a Reply