Veprimtari

Fuqizim i grave në zonat rurale përmes ndërtimit të jetesës së shëndetshme dhe aktive

Diakonia Agapes është duke zbatuar për vitin e dytë projektin “Fuqizimi i grave” me mbështetjen financiare të Churches Helping Churches, Gjermani. Në qendër të tij është vendosur mirëqenia e grave dhe vajzave të Rrogozhinës dhe komunës Shushicë, Elbasan. Përmes aktiviteteve të zhvilluara, më shumë se 200 gra dhe vajza u trajnuan dhe informuan për çështje të rëndësishme shëndetësore dhe sociale si kanceri i qafës së

Read more
Jetë e shëndetshme për fëmijët dhe të rinjtë

Promovimi i një jete të shëndetshme për fëmijët dhe të rinjtë është një nga sfidat me të cilat përballen prindërit, mësuesit dhe shoqëria në tërësi sot.Për t’iu përgjigjur kësaj sfide si dhe për të kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit të fëmijëve për një jetë të shëndetshme në kuadër të projektit “Jetë e shëndetshme për fëmijët” Diakonia Agapes ka organizuar në shkollat nëntëvjeçare të Polisit

Read more
Tetor, fushatë ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit

Aktivitetet në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave” vazhdojnë me përpjekjet për edukimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për çështje të ndryshme shëndetësore e sociale. Një nga këto aktivitete ishte fushata e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit që u zhvillua gjatë muajit tetor. Diakonia Agapes së bashku me aktivistet e shëndetit organizuan në Rrogozhinë dhe Shushicë të Elbasanit, takime me gra të komunitetit

Read more
Shtator, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e qafës së mitrës

Gjatë muajit shtator, bazuar edhe në kalendarin e aktiviteteve ndërgjegjësuese publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik, u organizua me gratë pjesëmarrëse të projektit “Fuqizimi i grave”, fushata ndërgjegjësuese për kancerin e qafës së mitrës. Në aktivitet patën një rol të posaçëm 18 aktivistet e shëndetit të cilat ndanë me gra të tjera të komunitetit informacion për kancerin e qafës së mitrës si dhe në veçanti

Read more
Përmbyllet cikli i trajnimit për 18 aktiviste të shëndetit përzgjedhur në Rrogozhinë e Shushicë

18 banore të Rrogozhinës e disa fshatrave të saj si dhe të komunës Shushicë të Elbasanit, u trajnuan gjatë periudhës Mars-Shtator 2012 nga stafi i Diakonia Agapes. Gjatë trajnimit të parë, pjesëmarrëset u aftësuan me qëllim rritjen e angazhimit të tyre në komunitet sidomos kur është fjala për edukimin shëndetësor të komunitetit. Ato u motivuan për të qenë model për gra dhe vajza të tjera nga komuniteti i tyre. Trajnimi

Read more